Ushtria izraelite dhe Hezbollahu përpaslen me armë zjarri në kufirin e Libanit
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu janë përfshirë në përplasje ushtarake midis tyre në kufirin Izrael-Liban.
Fillimisht sulmet nisën nga Libani në drejtim të zonave të Dovev, Avivim dhe Har Dov pranë kufirit në veri të Izraelit duke plagosur dy civilë, referuar Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Nga ana tjetër, artileria dhe tanket e Izraeli goditën disa lokacione në Liban si përgjigje ndaj Hezbollahut.
Në një deklaratë lëshuar për mediat, Hezbollahu bëri të ditur se filloi sulmet ndaj Izraelit që përfshinin raketa, drone dhe artileri.
Ndërkaq, lufta mes Izraelit dhe Hamasit vijon edhe pse me intensitet më të ulët pas sulmeve me raketa të 7 tetorit ndaj Izraelit, që ka ngjallur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.