Ushtria izraelite operacion ushtark brenda spitalit Al-Shifa, ministrja palestineze: Krim kundër njerëzimit

36c8feb32a5b4a068e6e4b9b6661b949

36c8feb32a5b4a068e6e4b9b6661b949

Ushtria izraelite po kryen një operacion ushtarak kundër Hamasit, në spitalin Al-Shifa.

Ministrja e Shëndetësisë së Autoritetit Palestinez (PA) Mai al-Kaila ka akuzuar Izraelin se ka kryer një “krim të ri kundër njerëzimit, stafit mjekësor dhe pacientëve” duke kryer një operacion ushtarak brenda spitalit.

Ne i mbajmë forcat pushtuese plotësisht përgjegjëse për jetën e personelit mjekësor, pacientëve dhe personave të zhvendosur në Al-Shifa”, tha ajo në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Autoriteti Palestinez qeveris pjesët e Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilat nuk janë nën kontrollin e plotë të Izraelit dhe dominohen nga lëvizja Fatah, një rival i Hamasit. Prandaj, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga PA është e ndarë nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Al-Shifa është spitali më i madh në Gaza dhe si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja pretendojnë se Hamasi ka një bazë komanduese nën të – gjë që Hamasi e mohon.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.