Ushtria izraelite sulm ajror ndaj karvanit të ndihmave humanitare në Gaza, vriten 5 persona
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë me dije se kanë kryer një sulm ajror mbi një autokolonë ndihmash humanitare në Gaza, duke vrarë 5 persona.
Karvani, i organizuar nga OJQ-ja Anera me bazë në SHBA, po transportonte pajisje mjekësore dhe karburant në një spital të drejtuar nga Emiratet në Rafah në kohën e sulmit.
Rruga e saj ishte koordinuar paraprakisht me IDF-në, nën një proces dekonflikti që synonte të parandalonte bombardimin e automjeteve të ndihmës.
Drejtoresha e Palestinës së Anera-s, Sandra Rasheed, tha: “Ky është një incident tronditës. Kolona, e cila ishte e koordinuar nga Anera dhe e miratuar nga autoritetet izraelite, përfshinte një punonjës të Anera-s, i cili për fat të mirë mbeti i padëmtuar. Tragjikisht, disa individë, të gjithë të punësuar nga kompania e transportit me të cilën punojmë, u vranë në sulm. Ata ishin në automjetin e parë të kolonës”.
Një deklaratë e IDF-së konfirmoi se itinerari ishte koordinuar, por pohoi se “gjatë lëvizjes së kolonës, një numër sulmuesish të armatosur kapën kontrollin e automjetit në pjesën e përparme të kolonës (një Jeep) dhe filluan ta udhëheqin atë”.