Ushtroi dhunë, plagosi policin, 30-vjeçari nga Shkodra kundërshton blutë, dëmton në dorë dhe fytyrë inspektorin

Një 30- vjeçar është shoqëruar nga policia në Shkodër.

Fillimisht, policia mori njoftim për një rast dhune në familje në lagjen “Guerrile”. Më pas, kur punonjësit e policisë shkuan në banesën e Petrit Isaj, ky i fundit ka kundërshtuar efektivët duke goditur me thikë në dorë dhe në fytyrë njërin prej tyre.

 K.Ç. 30-vjeçari Petrit Isaj, rezulton si person me precedent kriminal. Ai u shoqërua fillimisht për në urgjencë, me ndihmën edhe të një patrulle tjetër të përgjithshme, ku iu injektua një qetësues, e më pas u soll në komisariat.

 Petrit Isaj ka qenë dhe më parë në prangat e policisë, teksa në vitin 2019 ka qëlluar me breshëri automatiku pranë banesës duke terrorizuar banorët.

Gjithashtu, ai njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme, njofton policia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.