Një 30- vjeçar është shoqëruar nga policia në Shkodër.
Fillimisht, policia mori njoftim për një rast dhune në familje në lagjen “Guerrile”. Më pas, kur punonjësit e policisë shkuan në banesën e Petrit Isaj, ky i fundit ka kundërshtuar efektivët duke goditur me thikë në dorë dhe në fytyrë njërin prej tyre.
K.Ç. 30-vjeçari Petrit Isaj, rezulton si person me precedent kriminal. Ai u shoqërua fillimisht për në urgjencë, me ndihmën edhe të një patrulle tjetër të përgjithshme, ku iu injektua një qetësues, e më pas u soll në komisariat.
Petrit Isaj ka qenë dhe më parë në prangat e policisë, teksa në vitin 2019 ka qëlluar me breshëri automatiku pranë banesës duke terrorizuar banorët.
Gjithashtu, ai njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike.
Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme, njofton policia.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.