Vaji i ullirit ka siguruar tregun/ Prodhuesit rrisin cilësinë, vendet e rajonit në krizë
Eksportët e vajit të ullirit shqiptar kanë shënuar një rritje me 600 përqinnd duke krahasuar 8 muajt e parë të vitit 2022 dhe të njëjtët muaj 2023, e thënë ndryshe, për 8 muajt e parë të vitit të kaluar janë eksportuar vetëm 60 litra ndërkohë që në 2023 janë eksportuar 4400 ton vaj ulliri kryesisht drejt Italisë.
Zv ministri i Bujqësisë, Enio Civici thekson se kanë qenë marrëveshjet e lidhura mes fermerëve shqiptarë dhe atyre Italinë që u lidhen pas takimeve që u zhvillua mes dy ministrave homologë të bujqësisë, në mars të këtij viti.
Një tjetër aspekt i cili ndihmoi Shqipërinë në eksportë ishte edhe se prodhuesit më të mëdhenj të ullirit në Europë, Italia dhe Spanja u përballën me ulje drastike të prodhimit të vajit.
Për zv. Ministrin, tashmë sfida e vendit tonë është që të vijojmë të mbajmë këtë sasi eksporti.
Ndërkohë që prej janarit 2023 ka nisur faza e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit të ullishtave dhe krijimin e markës së certifikuar të vajit të ullirit sipas rajoneve.