Vajzat interes për arsimin profesional/Në shkollën “Kolin Gjoka” të Lezhës, 20 nxënës më shumë se 1 vit më parë

shkolla profesionale lezhe
Teksa numri i nxënësve në shkolla ka ardhur gjithnjë në rënie gjatë viteve të fundit në vendin tonë, me arsimin profesional po ndodh e kundërta.Në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, ka 20 nxënës më shumë se 1 vit dhe ajo çfarë përbën risi është fakti se pjesa më e madhe e tyre janë vajza.Diçka e tillë bëhet e ditur nga drejtori i kësaj shkolle Bardh Dedgjonaj, sipas të cilit janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e numrit të nxënësve në këtë institucion arsimor.Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ofron 5 degë studimi, por më të kërkuarat janë Hoteleri-Turizmi dhe Teknologjia Ushqimore, ndërsa arsimi profesional po shihen si një mundësi e mirë nga të rinjtë për të patur një të ardhme të sigurtë.