Lajme

Vaksinë e re për kurimin e astmës, pneulomogu: Më efektive se shumë doza kortizonikësh

Astma është një sëmundje kronike që mund të prekë individë të të gjitha moshave mund të kontrollohet me trajtimin e duhur dhe kur nuk mund të kontrollohet, kufizon seriozisht aktivitetet e përditshme. Është një sëmundje që manifestohet me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe vjen me sulme.

Studiuesit thonë se kanë gjetur trajtimin e parë të ri në 50 vjet, për sulmet e astmës. Injeksioni zbut një pjesë të sistemit imunitar që mund të kalojë në një mbingarkesë si në shpërthimet e astmës ashtu edhe në një gjendje të mushkërive të quajtur “sëmundje pulmonare obstruktive kronike”.

Pneumologu Rushan Muhameti, njëherësh nëndrejtor i Spitalit të Traumës, i ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka zbuluar disa prej faktorëve që ndikojnë në sëmundjen e astmës, simptomat e para dhe trajtimin e saj.

Muhameti u shpreh se vaksina e re përdoret për format e rënda të astmës dhe realizohet vetëm te pacientët të cilëve nuk u ka dhënë rezultat efektiviteti i preparateve farmaceutike.

Me anë të vaksinës. Ka dalë aktualisht. Në trajtimin e ri, është për statusin astmatik në formën e rëndë. Bëhet fjalë për një preparat Benralizumab që është një antitrup monoklonal që vepron në qelizat euzonofile.

një dozë e vetme ka rezultuar më shumë efektive se përdorimi i shumë dozave të larta të kortizonikëve.

Në botë përdoren dhe radiofrekuenca. E kam asistuar në Amerikë, është për largimin plotësisht të astmës. Kjo gjë realizohet me bronkoskopi, aparaturë fleksibël që futet në pulmon dhe ka dhe pjesën e radiofrekuencës e cila djeg me lobe bronket distale të cilat nuk bëjnë më bronkospazëm.

Këto procedura realizohen vetëm te pacientët që efektivitetin e preparative farmaceutike nuk u ka dhënë rezultat”, u shpreh pneumologu.

Muhameti theksoi se faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje kronike, janë nga më të ndryshmit, si nga faktorët personalë, genetikë, deri te faktorët e jashtëm dhe ata profesionalë.

Pneumologu e lidhi drejtpërdrejtë astmën me alergjitë.

“Astma është një sëmundje heterogjene që prek sistemin e rrugëve të frymëmarrjes me inflamacion të tyre. Astma është sëmundje vërtetë shqetësuese. Faktorët janë nga më të ndryshmit: personal (faktori gjenetik; atopia; hipersensibiliteti bronkial; raca dhe gjinia.

Në faktorët e jashtëm janë ndotësit e ambientit që janë brenda shtëpiss dhe jashtë saj (pluhurat që na rrethojnë), duhani. Paralelisht janë faktorët profesionalë; parfumet, saldatorët; parukeritë. Astma lidhet drejtpërdrejtë me alergjinë. Astma detyrimisht ka elementët e alergjisë. Bronkospazma shkaktohet nga alergenët e jashtëm plus faktori genetik“, u shpreh më tej pneumologu Muhameti, i cili theksoi se trajtimi i astmës bëhet me preparate inhalatore, orale dhe intravenoze.

Muhameti renditi në fjalën e tij, edhe disa nga simptomat e parë të shfaqjes së astmës.

Simptomat e para të astmës bronkiale janë: fishkëllimë, vështirësi në frymëmarrje, kolla, dhembja në kraharor, kur shoqërohet me bronkospazëm vështirësia është më e madhe në frymëmarrje.

Kur ka vështirësi të madhe në frymëmarrje bie dhe oksigjeni në gjak. Prandaj nuk duhet të kalojë fëmija në status astmatik. Astma fillon që në vitin e parë të jetës gati 3% e popullatës preket nga astma. Me kalimin e vitit të tretë bie në 0.9 dhe nga viti 15 bie në 0.1%.

Patjetër që në vitin e parë për shkak edhe të gripërave kemi dhe bronkospazëm dhe kujdesi duhet parë që në vitin e parë”, përfundoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Bajern Mynih-Inter, Augusto në vend të Dimarkos

Mungesat e shumta në kampin bavarez i kanë lënë shumë pak mundësi zgjedhjeje Vinsent Kompanisë.…

14 minutes ago

Bayern, Kompany: Situatë e vështirë, por nuk dua të ndryshoj objektiva dhe strategji

Në “Allianz Arena” ka nisur numërimi mbrapsht për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së…

16 minutes ago

Reali, Ancelotti: Jo frikë nga Arsenali

“Në Champions League, eksperienca të lejon të mos kesh frikë nga këto ndeshje”. Është receta…

18 minutes ago

Inter, Inzaghi: Bayern? Favorit bashkë me Realin, por…

Interi i Simone Inzaghit “zhytet” sërish në Ligën e Kampionëve pas barazimit ndaj Parmës në…

20 minutes ago

E bujshme, Roberto Mancini rikthehet te Sampdoria

Sampdoria është në krizë të thellë rezultatesh dhe pas disfatës në derbin e La Spezias,…

21 minutes ago

Zbulim i rrallë në Vjenë / 150 ushtarë të periudhës romake gjenden në një varr masiv poshtë fushës së futbollit

Gjatë punimeve të rinovimit në një fushë futbolli në Vjenë, wshtw zbuluar një varr masiv…

26 minutes ago

This website uses cookies.