Categories: LajmeShëndetësi

Vaksinë kundër kokainës, Doksani: Testimet, në fazat fillestare. Do ulej numri i përdoruesve

Shkencëtarët në Brazil kanë zhvilluar një vaksinë që parandalon përdoruesit e kokainës të ndjejnë kënaqësi nga droga e paligjshme, duke ndaluar ciklin e varësisë në gjurmët e saj. Duke stimuluar sistemin imunitar që të reagojë ndaj drogës, kimikatet në kokainë nuk janë në gjendje të arrijnë në tru dhe të shkaktojnë ndjesi të këndshme që nxisin varësinë. Vaksina deri më tani është testuar vetëm te kafshët, megjithatë studimet po vazhdojnë.

Për të folur mbi këtë temë, në studion e “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka qenë i ftuar doktor, Shpëtim Doksani. Ky i fundit u shpreh se kërkimet mbi vaksinën kanë nisur që në vjeshtën e viti 2003.

Doksani shtoi se ky vaksinë nuk është si vaksinat e tjera të cilat janë të fokusuara të kapin e neutralizojnë vetëm një virus, por do shkojë në një gamë të gjerë sinjalesh.

Që në vjeshtën e 2003 kanë nisur kërkimet nga shkencëtarët e Universitetit të Brazilit, nëse mund të jetë i mundur prodhimi i një të ashtuquajtur vaksine e cila neutralizon efektin e kokainës, substancave hiperaktive në sistemin qendror nervor, duke mos dhënë efektet e duhura.

Kur personi konsumon kokainë në sistemin e tij nervor cclirohet me shumicë dopamine e cila ka efektet zinxhir të gjërave, euforinë, kënaqësinë, humbjen e perceptimit, humbjen e logjikës, sjellje të devijuara.

Për të mos arritur në këtë pikë, prezupozohet se kjo vaksinë të futet në organizëm dhe ka aftësinë të lidhet me molekulën e kokainës, zmadhohet dhe nuk arrin të futet në neuroreceptorë.

Në këtë mënyrë shmangen efektet ekselerante të kokainës dhe efektet post, dëmtimi i shëndetit mendor, i metabolizmit, sjelljes.

Testimet janë në fazat fillestare.

Është një vaksinë deri diku që bën një interferencë te qelizat e trurit, bën interferencë te sinjalet. Nuk është si një vaksinë tjetër që kap e neutralizon virusin, në fakt kjo vaksinë do shkojë në një gamë të gjerë sinjalesh e cila lë pak dyshime nëse e kap apo jo.

Por shpresojmë të arrihet, se kështu do ndihmojë shumë në rehabilitimin e këtyre subjekteve që janë të varur, parandalon sëmundjen e vartësisë neuroreceptorial”, tha Doksani.

Pyetur mbi efektivitetin e kësaj vaksine dhe nëse do ndihmonte në uljen e përdoruesve të kokainës, Doksani u shpreh se “është terapi parandaluese nëse arrihet dhe është specifikisht për kokainën dhe alkoolin. Ndërhyn te këto dy lloj molekulash, që sot në botë është vartësia më e lartë. A do ulet përqindja? Sigurisht që do ulet”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

5 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

6 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

7 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

7 hours ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

7 hours ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

7 hours ago