Prej 7 tetorit të vitit të kaluar në qendrat shëndetësore nisi vaksinimi falas kundër gripit dhe deri tani janë aplikuar 77,4 për qind e sasisë së siguruar për grupet e riskuara.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, që i publikoi shifrat në rrjetet sociale, theksoi se paralelisht vijon vaksinimi në familje për personat që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore.
Ndërkohë mjekët dhe infermierët vijojnë të punojnë për të garantuar mbrojtje për më të rrezikuarit.
Edhe pse numri i të prekurve nga viroza stinore është në rënie, ministrja kujtoi se vaksina është falas.
“Drejtohu tek mjeku i familjes dhe kryeje vaksinën! Mbro veten, mbro të tjerët. Në të gjithë vendin vijon vaksinimi falas kundër gripit,” nënvizoi ministrja Koçiu në postimin e saj në Facebook.
Vaksinimi kundër gripit shihet si mjeti më efikas për t’u mbrojtur kundër virozave respiratore që shkakton virusi.
Në kuadër të programit kombëtar të vaksinimit, 280 mijë doza vaksinash janë shpërndarë tashmë në të gjithë vendin.
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…
This website uses cookies.