Vaksinimi kundër HPV-Mjekja këshillon kryerjen e vazhdueshme të kontrolleve
Në 15 Qendrat Shëndetësore në Kukës për vitin 2023 janë vaksinuar 268-të 13- vjeçare me vaksinën HPV, pas fushatës së vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës, pjesë e kalendarit të detrueshëm. Prindërit nuk kanë hezituar të vaksiojnë vajzat e tyre.
Sa i përket sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës, doktoresha Nertila Sula thotë se nga 300 kontrolle dy gra kanë rezultuar me këtë sëmundje. Gjithsesi rekomandimi i gjinekologes për gjithë gratë dhe vajzat është kryerja e vazhdueshme e kontrolleve.
“Vizitat janë shtuar, janë sensibilizuar ndaj kancerit të qafës së mitrës, gjirit. Kontrollet duhen bërë, të paktën një hërë në vit. Vjet kemi bërë mbi 300 teste HPV ku dy gra kanë rezultuar me këtë sëmundje të cilat janë referuar për Tiranë, janë operuar dhe tani janë mirë”, tha mjekja.
Referuar të dhënave nga Njësia e Kujdesit Shëndetësore Kukës për vitin 2024 është planifikuar që 280 vjaza 13- vjeçare të vaksinohen me vaksinën kundër Virusit të Papilomës Humane (HPV), për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.