Vaksinimi ndaj gripit me ritme të larta, ISHP: Është marrë 40% e sasisë. Vaksinohen 200 gra shtatzëna

vaksinimi

vaksinimi

Infektimet dhe shkalla e lartë e agresivitetit nga gripi vitin e kaluar bëri që shumë qytetarë ta kalojnë jo lehtë. Kjo e eksperiencë ka nxitur këtë vit më shumë vaksinime ndaj gripit dhe në qendrat shëndetësore vaksina është përthithur me shpejtësi.

Vaksinimi ndaj gripit sezonal këtë sezon ka ecur shumë mirë. Në datën 16 tetor u shpërndanë 260 mijë doza dhe vetëm në tre javë, është përthithur 40% e sasisë së përgjithshme. Janë kryesisht moshat e treta , të sëmurët konrikë , ata me imunitet të kompromentuar si dhe stafet e sistemit shëndetësor të cilët e kanë marrë të parët këtë vaksinë”, tha Rovena Daja, Përgjegjëse e Programit Kombëtar të vaksinimit.

Këtë sezon vjeshtë –dimër ajo që bie në sy është vaksinimi i 200 grave shtatzëna, një shifër kjo sipas ISHP e lartë, krahasuar me sezonet e shkuara.

Ndryshe nga vitet e shkuara , këtë vit kemi një numër shumë të lartë të vaksinimit të grave shtatzëna. Janë rreth 200 gra që e kanë aplikuar këtë vaksinë dhe kjo nisur nga benefitet që kjo vaksinë ka dhënë te kjo kategori më herët”, u shpreh Daja.

Ndonëse në vend po qarkullojnë shumë viroza, ISHP deklaron se ende nuk kanë izoluar raste me grip, ndërsa ato me COVID janë më pak raste se gjatë muajit shtator.

Vaksina e gripit jep efekte 2 javë pas aplikimit, ndaj ekspertët thonë se kjo është periudha më e mirë për ta bërë për sa kohë ende nuk qarkullon grip në vendin tonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.