vaksinimi
Infektimet dhe shkalla e lartë e agresivitetit nga gripi vitin e kaluar bëri që shumë qytetarë ta kalojnë jo lehtë. Kjo e eksperiencë ka nxitur këtë vit më shumë vaksinime ndaj gripit dhe në qendrat shëndetësore vaksina është përthithur me shpejtësi.
“Vaksinimi ndaj gripit sezonal këtë sezon ka ecur shumë mirë. Në datën 16 tetor u shpërndanë 260 mijë doza dhe vetëm në tre javë, është përthithur 40% e sasisë së përgjithshme. Janë kryesisht moshat e treta , të sëmurët konrikë , ata me imunitet të kompromentuar si dhe stafet e sistemit shëndetësor të cilët e kanë marrë të parët këtë vaksinë”, tha Rovena Daja, Përgjegjëse e Programit Kombëtar të vaksinimit.
Këtë sezon vjeshtë –dimër ajo që bie në sy është vaksinimi i 200 grave shtatzëna, një shifër kjo sipas ISHP e lartë, krahasuar me sezonet e shkuara.
“Ndryshe nga vitet e shkuara , këtë vit kemi një numër shumë të lartë të vaksinimit të grave shtatzëna. Janë rreth 200 gra që e kanë aplikuar këtë vaksinë dhe kjo nisur nga benefitet që kjo vaksinë ka dhënë te kjo kategori më herët”, u shpreh Daja.
Ndonëse në vend po qarkullojnë shumë viroza, ISHP deklaron se ende nuk kanë izoluar raste me grip, ndërsa ato me COVID janë më pak raste se gjatë muajit shtator.
Vaksina e gripit jep efekte 2 javë pas aplikimit, ndaj ekspertët thonë se kjo është periudha më e mirë për ta bërë për sa kohë ende nuk qarkullon grip në vendin tonë.
Vllaznia udhëton të martën drejt Elbasanit, ku do të përballet me Tiranën për Superligën. Pavaresisht…
Federada Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në Shkodër dhe Bogë organizuan aktivitetin kombëtar 2…
Këtë të hënë, IKMT u rikthye sërish në Shkodër, ku nisi aksionin për prishjen e…
Investimet në institucionet arsimore në Shkodër vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë…
Për vitin e ardhshëm akademik 2025-2026, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pritet të ofrojë 14…
Një 24-vjeçar ka rënë në pranga e policisë i akuzuar pë vjedhje. Kështu, Specialistët për…
This website uses cookies.