Vala e të nxehtit, mjekja pediatre: Situata në spitalin e Shkodrës është e qetë
Temperaturat e larta kanë nxitur qarkullimin e shumë virozave në vendin tonë. Shqetësimet kryesisht janë tek të vegjëlit, të cilët paraqiten me raste të komplikacioneve si diarre, temperaturë dhe të vjella. Por, pavarësisht kësaj pjese, shefja e pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, Greta Naraçi , shprehet se situata është paraqitur e qetë, ku mesatarisht në ditë paraqiten 25 raste dhe kjo është normale për periudhën e verës shprehet mjekja pediatre.
Mjekja Naraçi këshillon prindërit që të bëjnë kujdes me antibiotikët pa recetën e mjekut
Aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë rreth 10 fëmijë që janë të shtruar për ndihmë mjekësore dhe situata duket e qetë pa shumë raste të shtuara.