Valë infektimesh nga gripi në të gjithë vendin – ISHP: Vendosni maska ku ka grumbullime

Vale infektimesh nga gripi

Vale infektimesh nga gripi

I gjithë vendi është përfshirë nga një valë infektimesh si pasojë e gripit dhe infeksioneve të tjera virale. ISHP raporton 12 mijë të infektuar në një javë,  një trend ky që pritet të arrijë kulmin në fund të muajit janar deri në mesin e muajit shkurt

Epidemiologu Artan Simaku thotë se ne vend ka bashkëqarkullim të gripit dhe covid por me viruset gribale të tipit A dhe B  mbizotërojnë infektimet. “Mbizotërojnë qarkullimi i virusit dhe gripit me prirje në rritje. Mbizotërojnë viruset e tipit A por, edhe ato B të gripit”.  

Klinika e infektimeve gripale shoqërohet më një kompleksitet simptomash kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

ISHP bën apel për vendosjen e maskave në urgjenca e spitale për të shmangur përhapjen e infektimeve. “Duke u nisur nga situata epidemiologjike dhe prirja në rritje e qarkullimit të gripit është e këshillueshme mbajtja e maskës”.  

Sipas ekspertëve të ISHP të gjithë të pa infektuarit dhe të pa vaksinuarit ende nga gripi duhet të marrin vaksinën. “Asnjëherë nuk është vonë për të marrë vaksinën. Personat  e pa vaksinuar duhet të paraqiten në qendrat shëndetësore për të marrë vaksinën qoftë për covid edhe për gripin.

ISHP nuk konfirmon raste të rënda nga komlikacionet e gripit dhe shtrime në spital për momentin por kjo gjë është e pritshme sipas ekspertëve bazuar në përvojat e çdo viti ndaj ata apelojnë për kujdes maksimal. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.