Vale infektimesh nga gripi
I gjithë vendi është përfshirë nga një valë infektimesh si pasojë e gripit dhe infeksioneve të tjera virale. ISHP raporton 12 mijë të infektuar në një javë, një trend ky që pritet të arrijë kulmin në fund të muajit janar deri në mesin e muajit shkurt
Epidemiologu Artan Simaku thotë se ne vend ka bashkëqarkullim të gripit dhe covid por me viruset gribale të tipit A dhe B mbizotërojnë infektimet. “Mbizotërojnë qarkullimi i virusit dhe gripit me prirje në rritje. Mbizotërojnë viruset e tipit A por, edhe ato B të gripit”.
Klinika e infektimeve gripale shoqërohet më një kompleksitet simptomash kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
ISHP bën apel për vendosjen e maskave në urgjenca e spitale për të shmangur përhapjen e infektimeve. “Duke u nisur nga situata epidemiologjike dhe prirja në rritje e qarkullimit të gripit është e këshillueshme mbajtja e maskës”.
Sipas ekspertëve të ISHP të gjithë të pa infektuarit dhe të pa vaksinuarit ende nga gripi duhet të marrin vaksinën. “Asnjëherë nuk është vonë për të marrë vaksinën. Personat e pa vaksinuar duhet të paraqiten në qendrat shëndetësore për të marrë vaksinën qoftë për covid edhe për gripin.
ISHP nuk konfirmon raste të rënda nga komlikacionet e gripit dhe shtrime në spital për momentin por kjo gjë është e pritshme sipas ekspertëve bazuar në përvojat e çdo viti ndaj ata apelojnë për kujdes maksimal.
Myftiu i Shkodrës , Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar nga përgjegjësi i ndërtimit, z. Ismet…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhuruar sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e…
Presidenti Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.…
Sezoni 2024 -2025 në Abisnet Superiore ka rezultuar sa i rivalizuar aq edhe spektakolar. Garë…
Prej më shumë se një dekade, zona e Dajçit në Bashkinë e Shkodrës është shndërruar…
Brenda një kohe të shkurtër pritet që të nisë puna për ndërtimin e një strehëze…
This website uses cookies.