Vale Rosi i rikthehet garave
Vetëm pak muaj pas triumfit në “Road to Le Mans” dhe pas rrezultateve mjaft të mira në timonin e një BMW-je në “GT World Challenge”, Valentino Rosi ka lajmëruar rikthimin në gara.
Italiani do të jetë pjesë e Botërorit “FIA World Endurance Championship” me skuadrën WRT-së në timonin e M4 GT3. “Doktori” rrealizon ëndrrën pasi do të jetë pjesë e garës së famshme e cila mbhate në 24 orë në La Mansh dhe shtatë raundeve të tjerë.
Piloti nga Tavulia kishte lajmëruar rikthimin e bujshëm pas fitores së parë në Mizano në “GT World Challenge”. Deklaratat e tij u përforcuan edhe nga administratori i deleguar i “VR46” Alberto Tebaldi.