Valë zbarkimesh nga Afrika drejt Italisë, një foshnje gjendet e vdekur në varkën e emigrantëve

b9449ae63c6449b3be61fbff8866ecab

b9449ae63c6449b3be61fbff8866ecab

Rojet bregdetare italiane gjetën të vdekur një foshnjë të porsalindur në një varkë refugjatësh. Foshnja u gjet gjatë një operacioni shpëtimi në Lampedusa.

Foshnja pesëmuajshe ndërroi jetë gjatë një operacioni për shpëtimin e emigrantëve në Lampedusa pasi  varka që transportonte refugjatë nga Afrika e Veriut u përmbys në det.

Gati 126 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Itali këtë vit, pothuajse dyfishi i shifrës në të njëjtën datë të vitit 2022.

Lampedusa ka parë mijëra mbërritje të emigrantëve vetëm këtë javë, më shumë se vetë popullsia e ishullit, duke bërë që t’u bëjnë thirrje politikanëve vendas që të ndërhyjnë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë Lampedusën ditën e sotme, me ftesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Meloni i ka kërkuar BE-së të veprojë për të lehtësuar presionin pasi mijëra njerëz zbarkuan me varka gjatë tre ditëve të kësaj jave në Lampedusa, vetëm 145 km nga brigjet e Tunizisë.

Rritja e të ardhurve ka rindezur debatin se si Evropa ndan përgjegjësinë për azilkërkuesit.

“Presidentja von der Leyen do të udhëtojë nesër në Lampedusa me ftesë të kryeministres italiane Meloni”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer në një postim në X.

Për shkak të afërsisë me qytetin bregdetar tunizian të Sfaksit, Lampedusa ka qenë prej vitesh një nga destinacionet kryesore për njerëzit nga Afrika e Veriut që kërkojnë të arrijnë brigjet evropiane.

Por këtë javë qendra e saj e migrimit, e ndërtuar për të strehuar më pak se 400 njerëz, ishte e mbingarkuar.

Ndëkaq, Gjermania ka vendosur të vijojë që të pranojë emigrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në Itali, transmeton Al Jazeera. 

Dhjetëra banorë të Lampedusës protestuan të shtunën kundër një plani për të ndërtuar një kamp të ri tendë për të pritur njerëzit që mbërrinin me varka.

Kam dy fëmijë në shtëpi. Në vitet e kaluara nuk më interesonte kjo çështje. Por tani kam një instinkt mbrojtjeje për fëmijët e mi, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë me Lampedusën në të ardhmen. Lampedusa thotë ndal! Ne nuk duam kampe me tenda. Ky mesazh është për Evropën dhe për qeverinë italiane. Banorët e Lampedusës janë të lodhur”, kanë protestuar qytetarët e ishullit italian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.