Categories: BotaLajme

Valë zbarkimesh nga Afrika drejt Italisë, një foshnje gjendet e vdekur në varkën e emigrantëve

Rojet bregdetare italiane gjetën të vdekur një foshnjë të porsalindur në një varkë refugjatësh. Foshnja u gjet gjatë një operacioni shpëtimi në Lampedusa.

Foshnja pesëmuajshe ndërroi jetë gjatë një operacioni për shpëtimin e emigrantëve në Lampedusa pasi  varka që transportonte refugjatë nga Afrika e Veriut u përmbys në det.

Gati 126 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Itali këtë vit, pothuajse dyfishi i shifrës në të njëjtën datë të vitit 2022.

Lampedusa ka parë mijëra mbërritje të emigrantëve vetëm këtë javë, më shumë se vetë popullsia e ishullit, duke bërë që t’u bëjnë thirrje politikanëve vendas që të ndërhyjnë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë Lampedusën ditën e sotme, me ftesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Meloni i ka kërkuar BE-së të veprojë për të lehtësuar presionin pasi mijëra njerëz zbarkuan me varka gjatë tre ditëve të kësaj jave në Lampedusa, vetëm 145 km nga brigjet e Tunizisë.

Rritja e të ardhurve ka rindezur debatin se si Evropa ndan përgjegjësinë për azilkërkuesit.

“Presidentja von der Leyen do të udhëtojë nesër në Lampedusa me ftesë të kryeministres italiane Meloni”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer në një postim në X.

Për shkak të afërsisë me qytetin bregdetar tunizian të Sfaksit, Lampedusa ka qenë prej vitesh një nga destinacionet kryesore për njerëzit nga Afrika e Veriut që kërkojnë të arrijnë brigjet evropiane.

Por këtë javë qendra e saj e migrimit, e ndërtuar për të strehuar më pak se 400 njerëz, ishte e mbingarkuar.

Ndëkaq, Gjermania ka vendosur të vijojë që të pranojë emigrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në Itali, transmeton Al Jazeera. 

Dhjetëra banorë të Lampedusës protestuan të shtunën kundër një plani për të ndërtuar një kamp të ri tendë për të pritur njerëzit që mbërrinin me varka.

Kam dy fëmijë në shtëpi. Në vitet e kaluara nuk më interesonte kjo çështje. Por tani kam një instinkt mbrojtjeje për fëmijët e mi, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë me Lampedusën në të ardhmen. Lampedusa thotë ndal! Ne nuk duam kampe me tenda. Ky mesazh është për Evropën dhe për qeverinë italiane. Banorët e Lampedusës janë të lodhur”, kanë protestuar qytetarët e ishullit italian.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

3 hours ago

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023

Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…

3 hours ago

Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…

3 hours ago

Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

3 hours ago

Paris, Marie Le Pen dhe 8 eurodeputetë shpallen fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…

4 hours ago

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

 Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…

4 hours ago