Valiev dhe Dudaev flasin shqip: Shqipëria, në zemrat tona, i premtojmë të artën!
Pas fjalës së kreut të KOKSH dhe kreut të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, përballë gazetarëve në Rinas u paraqitën të dy medalistët.
Për mediat ata dhanë mesazhe të shkurtra edhe pse nuk pritej më shumë prej tyre pasi maksimumin e bënë pak ditë më parë në Paris.
“Shqipëria, në zemrën time”, tha Chermen Valiev, i cili arriti të siguronte një medalje të bronztë në Paris. Ndërkohë, sportisti tjetër Islam Dudaev tha se: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Inshalla herë tjetër marrim medalje ari.”, ndërsa mbështetësit e tij e pritën me ovacione dhe duartrokitje.