Lajme

Valiev i dhuron Shqipërisë medaljen e parë olimpike, reagon politika: Faleminderit kampion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e siguruar nga mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, i cili rrëmbeu medaljen e parë olimpike.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Rama shprehet se medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar.

Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive. Faleminderit kampion”, shkruan në reagim Rama.

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar mundësin Chermen Valiev, për rrëmbimin e medaljes së bronztë në lojërat Olimpike Paris 2024, e para për Shqipërinë.

Shumë urime për Chermen Valiev që i dhuroi Shqipërisë medaljen e e parë olimpike!”, shkruan Begaj.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike marrien e medaljes së bronztë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur kampionin tonë olimpik në mundje Chermen Valiev i cili i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike.

“ Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar! Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive. Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”, shkruan Spiropli.

Mundësi kuqezi i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Valiev mposhti me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

5 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

5 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

5 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

5 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

7 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

7 hours ago

This website uses cookies.