Valikaj, më i miri i shtatorit – Risi tek Akademia Vllaznia, votim për në të mirët çdo muaj
Për sesonin futbollistik 2024-205, Akademia e Futbollit Vllaznia ka aplikuar votimin për futbollistin më të mirë të muajit. Kështu për muajin shtator, në konkurim kanë qënë tre futbollistë të përzgjedhur nga vetë trajnerët e Akademisë, dhe në përfundim të votimit, më i miri është shpallur Erdis Valikaj i Vllaznisë U17 me trajner Arbër shtytani me 49 % të votave. I dyti është Rubin Kastrati i Vllaznisë U15 me trajnerin Amarildo Belisha me 42% vota dhe i treti Sokol Uldedaj i Vllaznisë U16 me trajner Denis Zmijani me 9%.
Tre të përzgjedhurit e muajit shtator nga stafi teknik i akademisë, morën një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për angazhimin dhe performancën e tyre të shkëlqyer në fushën e lojës.