“Vallja e fitores”, arbëreshët në Shkodër, çdo vit ata përkujtojnë data historike të lidhura me betejat e Dejës, Drinit dhe Kirit

Ky vit shënoi edicionin e VI të organizimit “Vallja e Fitores” në Shkodër me pjesëmarrjen e arbëreshëve organizuar nga Shoqata “Foleja Kombëtare Shqiptare”. Ajo solli plot atmosferë në sheshin para bashkisë me praninë edhe të bandës së qytetit.

Kanë kaluar qindra vite në Itali por arbëreshët vazhdojnë të ruajnë po njësoj traditat e parardhësve të tyre duke nisur nga kostumet e hershme dhe këngët e vallet tradicionale.

Arbëreshët u pritën nga zëvendëskryetari i Bashkisë, Rudin Beka.

Çdo vit, arbëreshët në Shkodër përkujtojnë data historike të lidhura me betejat e Dejës, Drinit dhe Kirit.  Ajo nis me ngritjen simbolike të flamurit kombëtar në kalanë “Rozafa” një natë më herët. Pas Shkodrës, arbëreshët do të ndalojnë edhe në qytete të tjera të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.