Lajme

Valtonen: Marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, forcojmë bashkëpunimin ekonomik

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, deklaroi se, “marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Finlandës janë të shkëlqyera, ndërsa presim të krijojmë lidhje të tjera të reja edhe më të fuqishme dhe të ngushta dhe dëshirojmë të focojmë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë”.

Zonja Valtonen e cila po viziton Tiranën tha të mërkurë në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, se vizita e saj mbulon çështjet bilaterale,  marrëdhëniet me Shqipërinë dhe integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në BE.

“Shpresojmë që të ofrojmë dhe të jemi aktiv në mbështetjen tonë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe si aletatë ne do të fokusohemi tek siguria dhe presim të mbulojmë fusha të tjera në të ardhmen si energjia e rinovueshme dhe të kemi zgjerim të bashkëpunimit midis komuniteteve tona dhe veçanërisht për rininë në të dy vendet tona” tha zonja Valtonen.

Ajo vuri në dukje se forcimi i bashkëpunimit me dy vendeve duhet të shihet me mjaft përfitim për të dyja vendet.

“Ballkani Perëndimor është në zemër të Europës dhe në kushtet aktuale ne kemi nevojë që të punojmë akoma më intensivisht. BE dhe BP duhet të përforcojnë lidhjet dhe të vijojnë bashkëpunimin ekonomik. Është mjaft e rëndësishme që të gjitha këto vende të plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e BE-së” u shpreh Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen.

Duke u ndalur tek siguria ajo theksoi se, “ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukraninën”.

Valtonen tha se, gjatë takimit me ministrin Hasani diskutuan gjithashtu edhe për rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe forcimin e institucioneve dhe zbatimin e shtetit të së drejtës.

“Të gjitha këto do të jenë në përfitim të qytetarëve dhe vendeve tona”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

1 hour ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

1 hour ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

1 hour ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

1 hour ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

1 hour ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

1 hour ago

This website uses cookies.