Valur në konferencë shtypi, Gretarson: “Jemi Ok në Shkodër, nuk kontrollojmë njerëzit çfarë shkruajnë!”

Postndeshja Valur-Vllaznia dhe pragndeshja Vllaznia-Valur, të vlefshme për turin e parë të UEFA Conferencë League, u shoqëruan me komente nga më të ndryshmet, ku sipas mediave islandeze u krijua një tymnajë e madhe në lidhje me pasigurinë e jetës që skuadra islandeze pritej të kishte në transfertën e Shkodrës. Por, për hir  të së vertetës, krejt e kundërt  paraqitet situata nga kampi islandez, gjë të cilën e përcolli në konferencën e shtypit të pragndeshjes vetë trajneri i parë i   Valur-Rejkjavik, Arnar Gretarson .

“Vijmë për herë të parë në Shkodër. Duket një qytet i bukur, na ka surprizuar, me një ndjenjë pozitive. Hoteli është i mirë, njerëzit janë të mirë, është pastër, çdo gjë është perfekte. Sa i përket ndeshjes, do ta shohim në fushën e lojës të enjten, ku skuadra e jonë do të bëjë më të mirën e mundshme. Ne kemi ardhur të luajmë futboll, nuk kemi asgjë tjetër, kjo është e vetmja gjë që po mendojnë për ndeshjen. Kur mbërritëm dhe gjatë të gjithë kohës që jemi këtu, prej më shumë se një dite, çdo gjë ishte perfekt. Ne po presim një ndeshje shumë të mirë dhe ekipi më i mirë të fitojë. Ne nuk mundemi të kontrollojmë se çfarë shkruajnë njerëzit, kjo është diçka krejt ndryshe. Unë mendoj se ndeshja e parë e luajtur në Islandë kë qënë një ndeshje e mirë, Fair Play dhe çfarë ndodhi pas ndeshjes nuk kishte asnjë problem. Tashmë kemi një ndeshje tjetër këtu në Shkodër dhe kjo është e vetmja gjë që jemi të fokusuar, asgjë tjetër. Në ndeshjen e parë u arrit një barazim në minutat e fundit të ndeshjes dhe jemi të lumtur për një gjë të tillë, por nëse analizojmë të gjithë ndeshjen në 90-të minutat e saj, jemi pak të mërzitur që nuk kemi ardhur këtu në Shkodër, me një apo dy gola më përpara, por ky është futbolli” u shpreh trajneri i Valur, Arnar Gretarson .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.