Valur–Vllaznia gjykohet nga një iralndezo-verior, kompanitë e huaja të basteve nxjerrin favoritë islandezët
Mbrëmjen e së enjtes Vllaznia do të masë forcat më skuadrën islandeze të Valur, perballje kjo për raundin e parë të Conferencë Leage.
Ekipi shkodran duket i plotë para kësaj sfide, ku , sipas stafit teknik , përveç disa problmeve te vogla, kuqeblutë janë gati dhe optimistë për të marrë një rezultat pozitiv, i i cili pastaj do ta ndihmonte në ndeshjen e kthimit për të kaluar më tej në fazën tjetër .
Por, sipas kompanive të huaja të basteve, ekipi islandez i Valur është favorit për ta fituar këtë ndeshje. Sipas koficenteve, fitorja e Valur koutohet me 1.65 ndersa e Vllaznise 4.5. ndërsa barazimi me koficentin 4.00.
Sa i takon gjykimit, UEFA ka caktuar një treshe gjyqtarësh nga Irlanda e Veriut. Arbitri kryesor është Tim Marshall dhe asistentë të tij janë Georgos Agrypolis dhe Adam Gefry.
Kryesori Marshall ka gjykuar Kombëtaren shqiptare në vitin 2017, në miqësoren që kuqezinjtë fituan me Luksenburgun me rezultatin 2-1.