Aktualitet

VanHorn: Pesë mijë gra po marrin ndihmë në strehat sociale, urdhrat e mbrojtjes duhet të zbatohen

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ishte e pranishme në konferencën në kuadër të ditës ndërkombëtare të dhunës kundër gruas ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

VanHorn tha se më shumë se pesë mijë gra po marrin kujdesin e nevojshëm në strehat e posaçme në gjithë vendin, por theksoi faktin se çdo punonjës policie duhet të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen.

Shqipëria ka një kuadër në fuqi për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme sigurinë e qytetareve të saj femra. Plani kombëtar i veprimit përqendrohet në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, në forcimin e politikave kundër ngacmimit dhe rritjen e vendimmarrjes. Ndërkohë që fokusi është tek gratë kjo cek të gjithë shqiptarët sepse çështja prek sigurinë kombëtare e madje edhe atë globale. Trajtimi i dhunës në shtëpi është diçka që mund të çlirojë cikle traumash që mund të çojë në radikalizime dhe në fakt është një nga shkaqet rrënjësore të ekstremizmit”, u shpreh ajo.

VanHorn ritheksoi mbështetjen e SHBA-ve në politikat sociale dhe mbështetëse ndaj grave të dhunuara, ndërsa koordinimi i programeve sociale mbetet një element kyç në këtë çështje. “Ambasada Amerikane është krenare të mbështesë fazën fillestare të planit të zbatimit 2023-2025 dhe dua të theksoj disa mënyra që ne po afrojmë këtë ndihmë. Po ofrojmë ndërtim kapacitetesh, rritje të ndërgjegjësimit, një manual trajnimi si dhe një program kombëtar shkëmbimi për bashkitë, në mënyrë që ata të mësojnë praktikat më të mira. Po e mbështesim në mënyra konkrete. Po ndihmojmë nënat, vajzat adoleshente po mësojnë për sulmet ‘fishing’ ku duket se më shumë se 5000 gra po marrin kujdesin për të cilën kanë nevojë në strehat në mbarë vendin. Dua edhe të flas për atë se çfarë po bëjmë sa i përket partneritetit. Po ndahen procese për përzgjedhje me barazi gjinore dhe gjithashtu po zbaton një program koordinimi”, shtoi ajo.

VanHorn në fjalën e saj pohoi se çdo punonjës i policisë duhet të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes ndaj kësaj kategorie të shoqërisë të zbatohen, për një të ardhme më të sigurt për to.

“Mendoj që ministri përmendi shoqatën e shkëlqyer të grave police në Shqipëri, ku në fakt kam marrë pjesë në një konferencë në Çikago dhe kolegët janë të kënaqur dhe kam përshtypjen se kanë bërë zgjedhjen për kryesinë dhe jam e kënaqur të shoh që kryekomisarja është këtu në panel. Në kuadër të ndihmës së SHBA po rritet standardet kundër diskriminimit. Kjo është e rëndësishme dhe këtu po e shoh me kujdes është shumë e rëndësishme që të ketë plane ku ka punë konsistente. Planet duhet të jenë më shumë se në letër. Çdo zyrtar nga Policia duhet të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen. SHBA mbetet partneri i juaj për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për gratë komunitetin dhe botën”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

16 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

16 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

16 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

16 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

17 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

17 hours ago

This website uses cookies.