Categories: LajmePolitikëRajoni

Varadkar: Asociacioni të themelohet, por jo si mikroshtet. Kurti: Të nënshkruhet Marrëveshja Bazike

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me homologun irlandez, Leo Varadkar, ka deklaruar se kërkon nënshkrim nga Serbia të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të 27 Shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 Marsit 2023.

Kurti ka deklaruar se Serbia ka shkelur 8 nga 11 nene të marrëveshjes bazike, ndërsa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj shkeljeve.

“Ne dëshirojmë marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior, Serbinë dhe marrëdhëniet normale për ne, janë marrëdhëniet evropiane të fqinjësisë së mirë sepse kjo është e mirë për paqen, sigurinë dhe rrugëtimin evropian, pra për integrimin në familjen e madhe evropiane, që paraqet edhe fatin tonë edhe synimin tonë.

Më datë 27 shkurt jemi dakorduar për marrëveshjen bazike, më 18 mars jemi dakorduar për aneksin e zbatimit.

Problemi është që nga 11 nene të marrëveshjes bazike, së paku 8 janë shkelur nga Serbia. Ne kërkojmë siguri ligjore jo vetëm për zbatim të marrëveshjes dhe respektim të mos shkeljes. Kemi kërkuar një nënshkrim të marrëveshjes.

Normalizimi i marrëdhënieve nënkupton marrëveshje normale, ne insistojmë nënshkrim të marrëveshjes. Kërkojmë nga BE si një arbitër gjithmonë të reagojë ndaj shkeljeve më të vogla që mund të bëhen, por fatkeqësisht ato janë të shumta e nuk janë të vogla”, deklaroi Kurti.

Për të njëjtën çështje ka folur edhe kryeministri Varadkar, i cili u shpreh se Asociacioni duhet themeluar me kufizime brenda Kosovës.

Dhe dua ta shoh Asociacionin që po themelohet, mirëpo kjo duhet të bëhet në koordinim të atyre zonave dhe nuk dua të shoh të krijohet një mikro-shteti brenda Kosovës. Kjo nuk do të jetë diçka që do të ishte e dobishme për të ardhmen,” u shpreh Varadkar.

Në lidhje me masat kufizuese ndaj Kosovës, kryeministri irlandez bëri thirrje që të hiqen.

“Qëndrimi i qeverisë irlandeze është që besojmë se masat kufizuese që janë vënë ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që ia kam treguar edhe kryeministrit zyrtarisht”, tha ai në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për media me homologun Kurti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

4 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

5 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

5 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

5 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

5 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

5 hours ago

This website uses cookies.