Vargje për Malësinë e Madhe/Autori Ilmi Kurti prezantoi dy librat më të ri kushtuar vendlindjes
Malësisë së tij i ka dedikuar vargje dhe ato ua prezantoi gjithë dashamirësve të librit përmes dy botimeve të reja. Qytetari i Nderit i Malësisë së Madhe dhe njëkohësisht Mjeshtri i Madh, Ilmi Kurti thotë se dashuria për vendlindjen e tij është e pambarimtë, njëjtë si edhe ndjenjat që i shpreh në librat “Vargje e dhimbje krenarie” dhe “Malësisë i këndoj në vargje”.Një mbështetje për promovimin e këtyre librave dha edhe Gëzim Ajgeraj, një personalitet i spikatur nga Kosova me banim prej vitesh në Zvicër.Ilmi Kurti është autori i disa veprave dhe botimeve duke sjellë për lexuesit e gjerë shumë krijime interesante.