Vargjet e poetit nga Kosova, Camaj: Ta mbrojmë gjuhën shqipe nga përdorimi i fjalëve të huaja

“Takim me poezinë e Bes Camaj” ishte aktiviteti i radhës që u organizua në Bibliotekën publike “Marin Barleti”. Me origjinë nga Peja, por prej 35 vitesh me banim në Zvicër, autori Camaj bashkëndau me të pranishmit disa nga poezitë e vëllimit “Fryma e kandilit të dehun”. Në vargjet e tij dominon ndjenja e dashurisë.
Poeti Camaj kërkon të bëhet kujdes me përdorimin e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe dhe thirrjen e ka kryesisht për brezin e ri.
Besnik Camaj, i njohur në botën letrare si Bes Camaj, buron nga një familje arsimtarësh. Veç poezisë, pasionit të shpirtit, ai merret edhe me hulumtime shkencore.