Varhelyi: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë
Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë një fjalimi në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) në Budapest, ka bërë thirrje për progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përsëriti vlerësimet për integrimin e Shqipërisë në BE duke thwnw se, “reformat në Shqipëri kanë vijuar kryesisht të fokusuara në zbatimin e reformës së re në drejtësi. Sidoqoftë më tepër përpjekje janë të domosdoshme në funksionimin e shtetit ligjor, lirinë e shprehjes, të drejtat e minoriteteve dhe të pronësisë”.
“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë përmes dialogut. Ne presim palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për de-përshkallëzimin dhe përparimin në zbatimin e detyrimeve të tyre në kuadër të Dialogut – duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunve me shumicës Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës” tha ai.
Varhelyi, i cili është nominuar sërish për këtë post nga presidenti hungarez, Viktor Orban, ka shtuar se pret nga Kosova përmbushjen e detyrimeve – dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar, fillimisht në Bruksel të Belgjikës, pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative, nuk kanë arritur t’i bindin palët që ta zbatojnë të njëjtën.
Gjithashtu në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur dhe situatën politike në Shqipëri.
“Reformat në Shqipëri vazhdojnë, duke u fokusuar kryesisht në zbatimin e reformës në drejtësi. Megjithatë, nevojiten përpjekje të mëtejshme në sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, çështjet e pakicave dhe te drejtat e pronës. Vlerësimi ynë mbetet gjithashtu se negociatat për grupin e parë në bazat duhet të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur, e cila duhet të pasohet nga hapja e të tjerave grup(t) gjatë gjysmës së dytë të këtij viti”.