Varkat turistike në liqenin e Shkodrës/Vizitorët në Shirokë do të kenë mundësi të shijojnë magjinë e liqenit
Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve. Falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë. Varkat i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna. Dy molet ne Shirokë dhe Zogaj kanë përfunduar ndërkohë që në një kohë të shkurtër do të përfundojë edhe moloja pranë Urës së Bunës të cilat aë bashku krijojnë një rrjet molesh për ankorimin e varkave turistike.