Varkë mesjetare në lumin Vjosë, Arkeologu: Këtë do e përcaktojnë studiuesit
Mbetjet e një varke në zonën e Kashishtës ne Fier zgjuan kureshtjen e medias sot, së paku për ta patur një përgjigje nëse lumi Vjosë ka qenë i lundrueshëm.
Më të vjetrit e zonës rrëfejnë copëza kujtimesh. “Kësaj i thonë varka e gjemi e shkëmbit, ndërtuar që në kohën e Italisë. Thonë që këtu kalonin partizanët dhe ballistat, dhe thotë që kur kaluan në mes të lumit u mbytën të gjithë.
Arkeologu i njohur Bashkim Vreka thotë se u përket studiuesve të përcaktojnë vjetërsinë e kësaj varke, por pavarësisht nëse ajo i përket antikitetit, mesjetës apo një periudhe më të vonë dëshmon se lumi Vjosë ka qenë i lundrueshëm jo vetëm nga njëri breg në tjetrin, por edhe në një gjatësi prej Bylisit deri ne Apoloni.
“Ajo hap përdorimin e lumit Vjosë si i lundrueshëm, dihet që Vjosa vinte nga antikitekti pranë Apollonisë pasi shërbente si port lumor i saj”, shprehet arkeologu.
Varka duket rreth 10 m e gjatë e me sy të lirë sy të lirë duken qarte konstruksioni prej druri, gozhdët metalike, te cilat janë përdorur nga ndërtuesit dhe një shtrese bitumi për hidroizolim.