Vatikani ka bërë të ditur se gjendja klinike e Papa Françeskut, mbetet e qëndrueshme. Sipas Vatican Neës, Papa Françesku, 88 vjeç po trajtohet për pneumoni në spitalin Gemelli të Romës, ndërsa “gjendja e tij e përgjithshme klinike mbetet e qëndrueshme, duke përfshirë vlerat e zemrës, veshkave dhe gjakut”.
Papa Françesku është shtruar në spital që prej 14 shkurtit. Papa ka sëmundje kronike të mushkërive dhe i është hequr një pjesë e njërës mushkëri në rininë e tij.
Të hënën, Françesku pësoi dy kriza të frymëmarrjes, duke e penguar rikuperimin e tij. Mjekët hoqën një sasi të konsiderueshme mukusi nga mushkëritë e tij dhe e vendosën në një maskë joinvazive të ventilimit mekanik gjatë natës për të ndihmuar në frymëmarrjen e tij.
Ndërkaq të martën në mbrëmje, Selia e Shenjtë raportoi se Papa Françesku mbeti në gjendje të qëndrueshme, duke marrë frymë me ndihmën e oksigjenit shtesë pas krizave të frymëmarrjes një ditë më parë, megjithëse mjekët planifikonin të rifillonin përdorimin e një maskë ventilimi gjatë natës, shkruan The Newsweek.
Trajtimi i Papa Françeskut vazhdon ndërsa Vatikani përgatitet për Kreshmën, periudha solemne që fillon me të mërkurën e hirit dhe që çon në Pashkë më 20 prill.
Një kardinal është caktuar për të marrë vendin e Françeskut në festimet e Vatikanit, me një shërbim dhe procesion tradicional në Romë.
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin është në edicionin e tij të 59-të dhe Shqipëria…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspsktuar punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari"…
Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimi mjaft të tjera mes…
This website uses cookies.