Vatikani ndryshon qëndrim mbi Ukrainën: Kushti i parë për paqen, Rusia të ndalë agresionin

Vatikani ka ndryshuar qëndrim mbi deklaratën e bërë nga Papa Françesku për Ukrainën.

Sipas Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, kushti i parë për arritjen e paqes në Ukrainë, është t’i jepet fund agresionit nga Moska.

Pas deklaratës së Papës se Ukraina duhet të ngrejë flamurin e bardhë, Parolin shprehet se krijimi i kushteve për negociata, është përgjegjësi e të dyja palëve në konflikt, ndërsa kushti parësor është dhënia fund e agresionit nga Rusia.

 “Siç kujtohet nga drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, duke cituar fjalët e Atit të Shenjtë të 25 shkurtit të kaluar, apeli i Papës është se “krijohen kushtet për një zgjidhje diplomatike në kërkim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Në këtë kuptim, është e qartë se krijimi i kushteve të tilla nuk i takon vetëm njërës palë, por të dyjave dhe kushti i parë më duket pikërisht ai që t’i jepet fund agresionit. Nuk duhet të harrojmë kurrë kontekstin dhe në këtë rast pyetjen që iu bë Papës, i cili si përgjigje foli për negociata dhe veçanërisht për guximin e negociatave, që nuk është kurrë dorëzim. Selia e Shenjtë ndjek këtë linjë dhe vazhdon të kërkojë një “armëpushim” – dhe agresorët në radhë të parë duhet të pushojnë zjarrin – dhe për rrjedhojë hapjen e negociatave. Ati i Shenjtë shpjegon se të negociosh nuk është dobësi, por forcë. Nuk është dorëzim, por guxim. Dhe na thotë se duhet të kemi më shumë konsideratë për jetën njerëzore, për qindra mijëra jetë njerëzore që janë sakrifikuar në këtë luftë në zemër të Evropës. Këto janë fjalë që vlejnë për Ukrainën, për Tokën e Shenjtë dhe për konfliktet e tjera që po gjakosin botën”, tha Parolin.

Ky i fundit theksoi se Selia e Shenjtë është e shqetësuar për rrezikun e një zgjatjeje të luftës.

Zgjerimi i luftës do të thotë vuajtje të reja, vdekje të reja, viktima të reja, shkatërrime të reja, të cilat i shtohen atyre që populli ukrainas, veçanërisht fëmijët, gratë, të moshuarit dhe civilët, përjetojnë në mishin e tyre, duke paguar çmimin tepër të lartë të kësaj lufte e padrejtë”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.