Lajme

Vatikani: Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë komplekse. Me anë të një deklarate, Vatikani ka bërë me dije se Papa Françesku është ekzaminuar me pneumoni në të dyja mushkëritë.

Diagnoza është konstatuar pas skanerit që i është nënshtruar.

“Skanimi i kontrollit të CT të gjoksit që Ati i Shenjtë iu nënshtrua këtë pasdite … tregoi fillimin e pneumonisë dypalëshe që kërkonte terapi të mëtejshme farmakologjike,” shkroi Vatikani.

Papa 88-vjeçar, prej kohësh është përballur me një sërë betejash mjekësore të lidhura me mushkëritë.

Kishte marrë Eukaristinë në mëngjes dhe ndryshoi pushimin me lutje dhe lexim tekstesh”, vijon deklarata e Vatikanit.

Të hënën, Vatikani tha se Françesku kishte një “infeksion polimikrobial” të traktit të tij të frymëmarrjes që do të kërkonte ndryshimin e trajtimit të tij në spital.

“Rezultatet e testeve të kryera ditët e fundit dhe sot kanë demonstruar një infeksion polimikrobik të traktit respirator që ka çuar në një ndryshim të mëtejshëm në terapi. Të gjitha testet e kryera deri më sot janë tregues të një pasqyre klinike komplekse që do të kërkojë shtrimin adekuat në spital”, tha Vatikani në deklaratën e së hënës.

Blerti Delija

Recent Posts

“Thinking Machines Lab”, Mira Murati me projekt të ri, lançon rivalin e OpenAI

Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, inxhinierja shqiptaro-amerikane Mira Murati duket se…

4 minutes ago

Italia feston karnavalet. Dedikim për Giacomo Casanova

Festimet e karnavaleve kanë nisur në mbarë Italinë, me një kalendar të pasur ngjarjesh që…

12 minutes ago

Zelensky: Trump po jeton në një flluskë dezinformimi të krijuar nga Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për përhapjen e dezinformatave lidhur me popullaritetin e tij,…

14 minutes ago

Lufta në Ukrainë- Franca mban sot samitin e dytë të liderëve të BE, Kanadaja e ftuar

Franca ka thërritur këtë të mërkurë (19 shkurt) samitin e dytë të liderëve të BE-së,…

16 minutes ago

Hamasi kërkon shkëmbimin e të gjithë robërve në një fazë të vetme për një armëpushim të përhershëm

Hamas ka propozuar një marrëveshje për shkëmbimin e të gjithë robërve izraelitë dhe të burgosurve…

25 minutes ago

Vakancat për Këshillin Drejtues të RTSH, Komisioni lë 10 ditë kohë kalendarike

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shpalli të martën unanimisht 11 vakancat për kryetar…

28 minutes ago

This website uses cookies.