Vau Dejës më shumë turizëm/ Shkreli:Investime në zonën e Komanit

Turizmi nga Lumi i Shalës e deri në Fierzë vitet e ardhshme pritet të ketë një bum edhe më të lartë turistësh.Për këtë Bashkia Vau Dejës po mendon krijimin e një ndërmarrje e cila do shërbejë për transportin e turistëve drejt zonave turistike.Krahas saj dritë jeshile duket se ka edhe për rrugën e Komanit. Shkreli thotë se po hartohet plani i ri vendor i cili do lejojë që në bazë të disa kritereve të ketë ndërtime përgjatë Liqenit duke i dhënë kështu më shumë mundësi turizmit në zonë. Ka kërkesa të shumta nga bizneset për të ndërtuar në zonë për këtë plani i ri do të ishte më rregullues.