Vau Dejës, nis rikualifikimi urban/Shkreli: Synojmë të shtrijmë investimet në çdo zonë
2.5 km rrugë në lagjet “Mlloje” dhe “Drita” janë rikonstruktuar nga Bashkia Vau Dejës. Për banorët e zonës ky rikualifikim ishte tejet i nevojshëm, disa herë i kërkuar në vitet e shkuara, pasi në ditët me shi qarkullimi ishte i vështirë. Kryebashkiaku Kristian Shkreli tregon se rikualifikimi urban vjen në bashkëpunim me ministrinë e financave. Rrugët krahas asfaltimit do të pajisen edhe me ndriçim, kanalizime dhe trotuare ansorë. Projekti pritet të përfundojë në fund të muajit maj duke lehtësuar jo vetëm qarkullimin për banorët por duke i dhënë një tjetër panoramë zonës në këtë nisje të sezonit turistik.