Vazhdimësia e Vllaznisë në kampionat/Specialistët e futbollit japin opinionet e tyre lidhur me ecurinë e kuqebluve
Vllaznia e mbylli këtë vit kalendarik në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, me 31 pikë të grumbulluara në 19 javë kampionat. Shkodranët arritën të merrnin 9 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje, duke shënuar 29 gola dhe pësuar 25. Por si do të jenë dy fazat e tjera të Superiores? A do të mundin shkodranët të mbeten pretendente deri në fund për të arritur objektivat e tyre? Specialistët e futbollit japin opinionet e tyre lidhur me vazhdimësinë e kuqebluve. Dëmtimet e shumta ndikuan në performancën e Vllaznisë në ndeshjet e fundit, por megjithatë, shpresohet që me ndërprerjen e kampionatit, futbollistët e dëmtuar të rikthehen në formën e tyre. Po ashtu, me përforcimet e mundshme gjatë merkatës së dimrit, Vllaznia të jetë pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion.