Categories: LajmeSport

Vazhdojnë largimet nga Vllaznia / Redon Dragoshi e mbyll me kuqeblutë, gati edhe Asani

Ardhja e drejtuesve të rinj në stafin teknik të Vllaznisë po shoqërohet me ndryshime në organikën e futbollistëve të ekipit të parë. Bëhet fjalë për ato futbollistë, që në fakt më herët janë shigjetuar nga opinioni sportiv shkodran, si të panevojshëm për të mbajtur të veshur fanelën e Vllaznisë. Pas largimit të dy të mëparshmëve, futbollistëve maqedonas, Darko Dodev e Konstatin Cheshmedjiev, për të cilët u tha se janë zgjidhur kontratat me mirëkuptim, i larguari i radhës është mbrojtësi Redan Dragoshi.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 

KF Vllaznia njofton mbylljen me mirëkuptim të marrëveshjes me futbollistin Redon Dragoshi. Klubi e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën në vazhdim! Faleminderit Redon Dragoshi!

Ndërkohë, burime pranë Klubit të Futbollit Vllaznia bëjnë me dije se në listën e largimeve nga skuadra kuqeblu janë edhe lojtarë të tjerë, për të cilët stafi teknik ka marrë vendimin që të mos vazhdojë më bashkëpunimin më to. Kështu, futbollisti i radhës që pritet të mbyll zyrtarisht bashkëpunimin me Vllazninë është edhe  mbrojtësi tjetër Xhelil Asani. I ardhur me shumë bujë në radhët e kuqebluve, Asani nuk la gjurmë tek Vllaznia, aq më tepër kur për një periudhë të gjatë kohore, si rezultat i dëmtimeve, ai ishte në infermieri duke mos qënë në gjendje të kontribuojë për skuadrën kuqeblu. Ajo që e bën më të besueshëm largimin e Asanit nga Vllaznia, ka të bëjë edhe me vendimin e sotëm të stafit teknik, që edhe pse ishte OK nga ana fizike, nuk e ka përfshirë në listën e kontigjentit të skuadrës që janë të gatshëm për ndeshjen, Vllaznia-Skënderbeu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

9 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

9 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

9 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

12 hours ago

This website uses cookies.