Vdekja e 50-vjeçarit, 2 të arrestuar/Shpallet në kërkim një i tretë për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Policia e Lezhës ka njoftuar arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të shtetasve:
- Martin Kovaci, 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;
- Eduard Frroku, 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:
- Edmond Marku, 34 vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.
Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin M. K., shtetasi Preng Gjoni 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.