I riu Emiliano Frroku, i cili humbi jetën mëngjesin e 9 majit teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, nuk ishte i siguruar në punë. Nga verifikimet e Inspektoratit Shtetëror të Punës ka rezultuar se viktima , Emiliano Frroku, punonte në të zezë në ndërtimin e dy kateve shtesë të objektit, të cilat rezultonin se ishin pa leje.
Në momentin e ngjarjes, i riu po montonte vinçin, i cili u shkëput dhe ra nga kati 9-të i pallatit e për pasoje gjeti vdekjen e menjëhershme 28-vjeçari Emiliano Frroku.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim 3 persona dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Ata janë : Leon Ndoci 51vjeç, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit, Martin Biba 51 vjeç banues në Tiranë, sipërmarrës i punimeve, Loren Haxhia 32 vjeç banues në Tiranë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shkelja e Rregullave të Sigurisë në Punë” dhe “Ndërtim pa leje”, ndërsa po verifikohen dhe veprimet e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhë si dhe insitucioneve të tjera përgjegjëse, siç është dhe Policia e Shtetit të cilët kanë lejuar ndërtimin pa leje.
Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës së ndërtimit.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.