Vdekja tragjike e futbollistit ganez,  Duamena/ Gazetari i Sportit në RTSH: Ishte një fund i paralajmëruar

Altin Kodra

Altin Kodra

Gazetari i Sportit në Radio Televizionin Shqiptar, Altin Kodra ka deklaruar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1 se vdekja tragjike e sulmuesi të Egnatias, Rafael Duamenas ishte një fund i paralajmëruar.

 “Ai ishte relativisht i ri, ishte 28 vjeç, por pas gjithçkaje që ka dalë tashmë, ishte fatkeqësisht një fund i paralajmëruar. Në rastin më të mirë unë e kam thënë edhe më herë këtu në RTSH, në kuptimin popullor që “ai ishte i keqi i vetes”  përtej faktit që ishte një djalë dhe një njeri shumë i mirë”, u shpreh Kodra.

Gazetari Kodra theksoi se historia e tij lidhur me problemet e zemrës njihej edhe më parë, pasi kishte pasur probleme më parë në Austri dhe në stërvitjen e kombëtares së Ganës, ku mjeku i kësaj skuadre i kishte thënë prerë se nuk mund të luante më futboll.

“Ka pasur atak në 2017 në fushë në kupën e Austrisë, në 2021-n ka pasur edhe në stërvitjen e Ganës. I është thënë edhe nga mjeku i Ganës se duhet ta linte futbollin dhe e treta është kjo. Thuhet që luante me debrifilator në Shqipëri por ka ardhur pa debrifilator”, u shpreh ai.

Rafael Duamena humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Partizanin dhe u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndihmës futbollisti nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gazetari Altin Kodra: Ai ishte relativisht i ri, ishte 28 vjeç, por pas gjithçkaje që ka dalë tashmë, ishte fatkeqësisht një fund i paralajmëruar. Në rastin më të mirë unë e kam thënë edhe më herë këtu në RTSH, në kuptimin popullor që “ai ishte i keqi i vetes”  përtej faktit që ishte një djalë dhe një njeri shumë i mirë.

Duraku, kardiologe: Na tremb dhe na tmerron pjesa e të mospasurit kujdes paraprak në mosha kaq të reja. Është e rëndësishme vlerësimi paraprak i sportistëve dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Altin Kodra: Ka pasur atak në 2017 në fushë në kupën e Austrisë, në 2021-n ka pasur edhe në stërvitjen e Ganës. I është thënë edhe nga mjeku i Ganës se duhet ta linte futbollin dhe e treta është kjo. Thuhet që luante me debrifilator në Shqipëri por ka ardhur pa debrifilator.

Duraku, kardiologe: Sforcimi fizik, futbolli, sporti ndikojnë për keq tek pacientët që janë me sëmundje kardiake. Për këtë arsye, këtyre pacientëve nuk u lejohet të bëjnë sforcime të mëdha fizike jo vetëm të luajnë. Pra, sigurisht që ai ka pasur mbrojtje deri në momentin që ka pasur debrifilatorin. Ai nuk e kishte më këtë pajisje këtu te ne që mund të kishte qenë jetëshpëtuese.

Z. Kodra, pse e kishte hequr debrifilatorin?

Altin Kodra: Njerëz të tillë nuk duhet të lejohen të luajnë futboll. Në Shqipëri, ligji shqiptar nuk e ndalon të luajnë futboll. Në Itali nuk lejohet të luash. Por është një hiporkrizi e UEFA-s sepse në vende të caktuara lejohet në vende të tjera nuk lejohet.

A duhet ndryshuar kjo ?

Altin Kodra: Kur mjekësia thotë që nuk lejohet, nuk lejohet dhe mbyllet diskutimi pastaj. Ai ka ardhur me letra në rregull. Ai e kishte deklaruar publikisht që do të ndaloj kur të më ndalojë Zoti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.