Vdekja tragjike e Liam Payne, ish-truproja: Ishte viktimë e industrisë së muzikës
Joni Proni, ish truproja personal i Liam Payne, është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish yllit të One Direction.
Prej 14 vitesh si truproja e tij, Proni shprehet ekskluzivisht në “Jetë Shqiptare” në RTSH se e ka dashur si ta kishte djalin e tij dhe se është ende në shok nga lajmi i marrë.
Sipas tij Liami ishte një person i mbyllur në vetvete dhe se kishte probleme me alkoolin, gjë për të cilin ai shpreh e kritikonte dhe madje ia hiqte nga dora që të mos konsumonte më.
“U trondita shumë, megjithëse lajme të mira nuk prisja nga Liami. Kohët e fundit kam qenë i tronditur dhe i mërzitur me të. Unë kam 14 vite me të, pija shkatërron gurin dhe di që Liami nuk ka qenë shumë mirë kohët e fundit. Nuk i vë shumë faj Liamit, por njerëzve rreth tij, pasi të gjithë të thonë PO për çdo gjë edhe kur thua “dua të vdes”. Kur kam qenë me të unë e kam kritikuar dhe ia kam ndaluar alkoolin, dhe ia kam hequr nga dora. E doja si të ishte im bir, ka qenë një djalë i mrekullueshëm”, u shpreh Proni.
Fajin për fundin e tij tragjik dhe veset e krijuara me alkoolin, Proni ia vendor industrisë së muzikës, qe e konsideron se mban njerëzit më të degjeneruar dhe negativë në botë.
“Industria e muzikës ka njerëzit më të degjeneruar që ka bota. Çdo gjë negative që e shikon në botë e bën industria e muzikës. Mënyra se si trajtohesh, servilosja, mënyra që bëjnë çdo gjë të ndryrë për t’i bërë qejfin artistit. Për mua Liami ishte viktimë e industrisë së muzikës. Por të isha me të ai do ishte gjallë sot”, tha i përlotur ish turpëroja e tij për “Jetë Shqiptare”.
Teksa rrëfen takimin e fundit me Liamin, Proni e konsideroi këngëtarin si një djalë të mrekullueshëm, të dashur dhe tepër të thjeshtë.
“Për herë të fundit kam folur në fillim të korrikut dhe e për herë të fundit e kam takuar vitin e kaluar në dhjetor. Liami shumë gjëra i fshinte dhe nuk i shfaqte problemet, por unë e kam kaptuar shumë mirë atë pasi e njoha që 16 vjeç. Ai ishte njeriu më i dashur që kam njohur dhe një njeri që të ftonte në shtëpi dhe të trajtonte në mënyrë të mrekullueshme. Ka qenë shumë i dashur me nënë dhe motrën, shumë i thjeshtë dhe ai më zgjodhi mua në fillim të 2011, se unë fillova i pari me të, por më pas u bëmë edhe më shumë truproja”, tha ai.