Categories: BotaLajmeHollywood

Vdekje e mistershme, ndahet nga jeta aktori i famshëm i serialit ‘Friends’

Aktori i famshëm amerikan Matthew Perry ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas autoriteteve amerikane.

Ai është i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin e njohur Friends, që u transmetua nga viti 1994 deri në 2004.

Episodi i tij i fundit u shikua nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.

Warner Bros TV, që prodhoi Friends, tha se “ne jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry”.

“Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e pashlyeshme e familjes së grupit televiziv Warner Bros”, thuhej në deklaratë.

Perry luftoi për vite me varësinë ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve dhe alkoolit, dhe shkoi në klinika rehabilitimi në shumë raste.

Në vitin 2016, ai tha për BBC Radio 2 se nuk i kujtoheshin tre vjet xhirime gjatë filmit Friends, për shkak të pijeve alkoolike dhe drogës.

Perry gjithashtu u shfaq në disa filma, duke përfshirë Fools Rush In, Almost Heroes dhe Whole Nine Yards.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas FronëzimitKryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas Fronëzimit

Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas Fronëzimit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e tij të…

8 minutes ago
Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisëSekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Përbërësit 25 g sheqerpluhur 100 g niseshte misri (e ndarë në: 25 g + 75…

11 minutes ago
Dita Ndërkombëtare për Zero MbetjeDita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin…

32 minutes ago

Bangkok – Numri i të vdekurve nga tërmeti arrin në 17, dhjetëra të zhdukur

Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të…

35 minutes ago

Rama ndan videon me personazhet e animuara të politikës: Për bufin dhe shokët e tij

 Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të…

39 minutes ago

Deklarata shokuese e Brigitte Bardot pas vdekjes së Alen Delon

Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është…

2 hours ago