“Vdekje Izraelit!”, Irani paralajmëron SHBA: Godasim bazat tuaja ushtarake nëse hakmerreni

Irani ka paralajmëruar SHBA-në se do të godasë bazat e saj ushtarake në rajon nëse ajo ndërmerr një sulm hakmarrës për Izraelin. Këtë njoftim Irani ia ka dërguar SHBA-së përmes Zvicrës.

Pjesë e paralajmërimit ishte edhe Izraeli, ku Teherani zyrtar tha se do ketë sulme më të mëdha nëse ata vijojnë të godasin objektet dhe qytetarët iranian.

Gjithashtu pas sulmeve me dronë parlamenti iranian ka thirrur në kor “vdekje Izraelit”.

“Përgjigja jonë do të jetë shumë më e madhe se aksioni ushtarak i sonte nëse Izraeli hakmerret kundër Iranit.Teherani e paralajmëroi Uashingtonin nëpërmjet Zvicrës se çdo mbështetje e hakmarrjes izraelite kundër Iranit do të synonte goditjen e bazave rajonale të SHBA,” i tha televizionit shtetëror shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjeneral Major Mohammad Bagheri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.