Categories: BotaLajme

Vdes ish-zonja e parë Rosalynn Carter

Vdiq Rosalynn Carter, ish-zonja e parë që ndihmoi në modernizimin dhe zgjerimin e rolit të gruas së një presidenti të SHBA-së, ndërsa merrte pjesë në mbledhjet e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, fliste lirshëm dhe nxiti reformën për shëndetin mendor.

”Carter, e cila me bashkëshortin e saj, Jimmy, mbeti e përkushtuar në shërbimin publik pas kthimit në jetën private, vdiq të dielën në shtëpinë e saj në Plains, Xhorxhia”, tha Carter Center në një deklaratë.

Ajo ishte 96 vjeçe dhe ish-zonja e parë më e moshuar e vendit.

Qendra njoftoi se Carter vuante nga demenca që nga maji 2023.

Dalja e fundit publike e çiftit së bashku ishte në shtator, kur ata kaluan nëpër vendlindjen e tyre, Plains, gjatë një festivali.

“Unë nuk mund t’ju them se sa e rëndësishme ishte ajo”, deklaroi dikur i ndjeri Hamilton Jordan, ish-shefi i kabinetit të presidentit Carter, për revistën ”People” në 2008.

“Njerëzit që i njohin vërtet Carters thonë se ju kurrë nuk e dinit saktësisht se ku ndalonte Rosalynn dhe ku fillonte Jimmy”, shtoi ai.

Presidenti e citonte shpesh bashkëshorten në diskutime me këshilltarët dhe e bombardonte me mesazhe ku shkruhej “Ros, çfarë mendon për këtë?”.

Brenda pak muajsh pasi u bë presidenti i 39-të në 1977, Jimmy Carter e dërgoi atë në një mision në Amerikën Qendrore dhe Jugore për të promovuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Për shkak se ajo nuk ishte një zyrtare e zgjedhur, media e kritikoi ashpër udhëtimin.

Kur një gazetare amerikane në Ekuador e pyeti nëse diplomacia e saj ishte “një ushtrim i duhur” i pozicionit ajo u përgjigj se “unë jam personi më i afërt me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëse mund të shpjegoj politikat e tij dhe t’i bëj të ditur njerëzve interesimin dhe miqësinë e tij të madhe, kam ndërmend ta bëj këtë”.

Përgjigje të tilla të drejtpërdrejta bënë që gazetarët t’i vinin nofkën “Manjolia e çeliktë”.

“Unë jam e fortë. Unë kam ide dhe mendime të përcaktuara mirë”, i tha ajo revistës ”Good Housekeeping” në 1976.

E zhgënjyer ashpër kur Jimmy humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 1980 nga Ronald Reagan, Carter mendoi “do të shkonim në shtëpi dhe do të mërziteshim deri në vdekje përgjatë gjithë jetës”, tha ajo për ”The Times” në 1998.

Ata u vendosën përsëri në shtëpinë e tyre modeste të stilit të fermës në Plains, Xhorxhia dhe u bënë ambasadorë shëtitës që udhëtuan nëpër botë.

Nëpërmjet Carter Center, me bazë në Atlanta, një institut jofitimprurës që të dy themeluan në 1982, çifti pati mundësi të pakufizuara për të promovuar idetë dhe qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hetimi i krimeve zgjedhore, Çela: Bashkëpunim me KQZ-në për një plan masash

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…

6 hours ago

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, mblidhet Nënkomiteti i 16-të “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…

6 hours ago

Italia i dhuron Shqipërisë 2 anije, Vengu: Do pasohet nga 2 veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar

Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…

6 hours ago

Egnatia e Vllaznia, dyshe titulli

Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…

12 hours ago

Delegacioni europian vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…

12 hours ago

KQZ: Rreth 190 mijë të regjistruar nga diaspora, miratohet 77% e kërkesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

12 hours ago

This website uses cookies.