Vehbi Bala në përvjetorin e lindjes/Poeti i shquar ishte një nga themeluesit e arsimit të lartë në vendin tonë

vehbi bala
Mes familjarësh dhe miqsh është përkujtuar poeti, studiuesi dhe profesori i shquar Vehbi Bala në përvjetorin e 100-të të lindjes. Ai është një nga themeluesit e arsimit të lartë në vendin tonë si dhe bashkëautor i shumë teksteve mësimore të arsimit të mesëm dhe të lartë.
Mira është e bija e studiuesit Vehbi Bala. Ajo e kujton të atin e saj si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe pasionit të tij poezisë.Në fjalën e tij Profesor Ymer Çiraku veçoi kontributin e poetit në fushën e letërsisë.Vehbi Bala ka dhënë një kontribut të madh edhe si drejtues për disa vite me radhë në Katedrën e Gjuhës Shqipe e të Letërsisë. Ai u nda nga jeta në vitin 1990.