Veleçiku, 4 pikë në 3 javë / Komentatori Bashkim Ramekaj, analizon ecurinë e koplikasve

veleciku
Ndryshe nga objektivaat madhor të Veleçikut për kualifikimin në kategorinë e parë, fillimi i sezonit nuk ka qënë fort i mirë për këtë skuadër, ku në tre javë të kampionatit të kategorisë së dytë, koplikasit kanë siguruar vetëm katër pikë. I pakënaqur për këtë start jo të mirë të skuadrës është edhe komentatori i njohur i futbollit për Malësinë e Madhe, Bashkim Ramekaj, personi që e ndjek skuadrën në të gjitha ndeshjet, brenda dhe jashtë Koplikut.
Në vijim, komentatori Ramekaj, flet edhe për punën e trajnerit Besnik Duli, i cili ka marrë sivjet drejtimin e skuadrës koplikasve.
Sipas Ramekajt, me këtë kontigjent që trajneri Duli ka në dispozicion, objektivi për kalimin në kategorinë e parë duket paksa i pamundur, ndërkohë që shpreh shqetësimin e mungesës së stadiumit të premtuar për Koplikun dhe Malësinë e Madhe.