Velipoja e ndriçuar! / 2.2 km në rrugën kryesore pajisen me sistem led
Bashkia Shkodër gjatë muajit shtator ka përqendruar vëmendjen drejt zonës turistike të Velipojës, ndonëse sezoni është mbyllur. 2.2 km nga Kisha e Velipojës e deri në qendër të plazhit janë plotësuar me sistem ndriçimi Led. Inxhinieri Elsid Sadiku tregon se ky sistem u zgjodh për shkak të kostos së ulët në harxhim por edhe cilësi të lartë në ndriçim. Sadiku sqaroi se investimet do të vijojnë në zonën turistike të Velipojës si në rrugë kryesore po ashtu edhe në rrugë dytësore. Qëllimi është zëvendësimi i ndriçimit në të gjithë tërritorin në sistemin led. 78 shtylla ndriçimi në rrugën e Velipojës përmbyllën planin e punës për këtë zonë turistike për vitin 2023. Pritet që gjatë vitit të ardhshëm ndriçimi të vijojë në rrugët e brendshme të plazhit.